Premtimet Arsim Ademit për Vitinë

Në mesin e komunave që të dielën do ketë votime është edhe Vitia.
Për të folur në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve për këtë komunë, sot në RTV21 ka folur kandidati i VV-së për kryetar të kësaj komune, Arsim Ademi.
Sipas tij, këtë raund të zgjedhjeve do ta fitojnë pa balotazh.

Tutje, Ademi ka theksuar se në këtë rrugëtim ka pasur mbështetje nga PDK-ja.

Përveç PDK-së, Ademi e ka pasur edhe mbështetjen e opozitës.

Sipas Ademit, zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm do të realizohet me rritjen e kapaciteteve të ujit si dhe krijimin e një burimi shtesë për ujë.

Ademi ka shtuar tutje se do te hapen edhe katër çerdhe të reja në Viti.

”Shkollat do te pajisen me kabinete, secila klasë do të ketë kompjuter dhe projektor’’, ka thënë Ademi.
Ndërsa, përsa i përket bujqësisë, Ademi ka thënë se kjo fushë është prioritet i tyre dhe sipas tij, do të ndihmohen fermerët fillestarë në këtë fushë.

Në fushën e sportit Ademi ka theksuar se t’i përfundojnë projektet që janë për rininë, pra, Pallatin e Sportit.

Sipas Ademit, edhe krijimi i hapësirave infrastrukturore dhe rritja e agroturizmit i kanë munguar Vitisë.

Kujtojmë që, në këtë komunë në balotazh janë Arsim Ademi nga VV-ja me Sokol Halitin nga LDK-ja.
Nga raundi i parë i zgjedhjeve, Arsim Ademi kishte marrë 34.5% të votave, ndërsa Sokol Haliti 41.3% të votave./21Media

Back to top button