Premtimet e Arben Vitisë për kulturën

Prishtina është njëra nga disa komunat që do të votojë për raundin e dytë të zgjedhjeve më 14 nëntor.
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga VV-ja, Arben Vitia sonte në RTV21 ka shpalosur programin e tij përsa i përket fushës së kulturës.
”Do të krijohet salla koncertale, qendra kulturore ndërsa investimi kryesor do të jetë rivitalizmi i Pallatit të Rinisë”, ka thënë Vitia.

Ndryshe, në Prishtinë në balotazh janë Arben Vitia nga VV-ja me Përparim Ramën nga LDK-ja.
Nga raundi i parë i zgjedhjeve, Arben Vitia i kishte marrë 42.5% të votave, ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Media

Back to top button