Presidenca i kërkon sqarime Berishajt për raportimet në Slloveni

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar raport me shkrim nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kjo për arsye të raportimeve në mediat sllovene, që e përfshinin në një skandal të madh financiar si sekser për politikanin slloven Robert Golob.
Siç thuhet në njoftim Berishaj është thirrur të vijë në Kosovë për ta sqaruar çështjen.
”Presidentja sot në konferencë nuk është ballafaquar me pyetje, por me një konstatim të prerë nga ana e gazetarit se ‘Ambasadori i Kosovës është përfshirë në një skandal dje”, përderisa Presidentja e Kosovës dhe Presidenti i Letonisë mbanin konferencë për media lidhur me marrëdhëniet bilaterale dhe sfidat në kontinentin evropian.
Në këtë drejtim, sot Presidentja në konferencë për shtyp ka komentuar se përderisa organet e drejtësisë nuk thonë të kundërtën, vlen parimi i prezumimit të pafajësisë, dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci tashmë ka paralajmëruar dërgimin e rastit tek institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Deri më tani institucionet e Kosovës nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e Berishajt në ndonjë vepër penale. Në fakt, Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale./21Media

Back to top button