Bie qeveria “Conte”, kryeministri italian jep zyrtarisht dorëheqje

 

Kryeminsitri italian, Gisueppe Conte në një mbledhje të qeverisë të zhvillur këtë mëngjes i komunikoi ministrave të tij dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë “Conte 2”.

Brenda pak minutash ai pritet të zyrtarizojë këtë kërkesë pranë presidentit të republikës, Sergio Mattarella.

Kryetarët e grupimeve politike të mazhorancës qeverisës, Minsitri Alfonso Bonafede i Lëvizjes 5 Yje, Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza i Partisë Liberi e Uguali e Ministri i Kulturës, Dario Francheschini i Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetjen e plotë ndaj Giuseppe Conte.

Zgjedhja e Kryeministrit italian për të dhënë dorëheqjen erdhi pas përpjekjeve të ditëve të fundit për të gjetur mazhorancën e duhur politike brenda qeverisë e pas mungesës së qartë të një mazhorance në Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian, ku pritej të votohej realacioni mbi reformën në drejtësi të ministrit Alfonso Bonafede.

Pak minuta pas deklarimit të dorëheqjes së Kreyminsirtit Conte, Ish kryeminsitri e lideri i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi u shpreh se “për rrugëzgjidhjen e këtij momenti qeverisës është për krijimin e një qeveria kombëtare ose zgjedhje të reja”.

Ndërsa, Partia Demokratike me liderin Nicola Zingaretti deklaroi se është për një “qeveri të re europiane përsëri me kryeministër Giuseppe Conte dhe e mbështetur nga një bazë parlamentare e gjerë me kredibilitet e stabilitet për të përballur sfidat e mëdha që ka përballë Italia.”

Ndërsa, dy liderët e opozitës, Matteo Salvini i Partisë Lidhja e Giorgia Meloni e Partisë Fratelli D’ Italia janë për zgjedhje të parakohshme e një qeveri nga vota e popullit.

Back to top button