Presidenca: Policia s’është e përfshirë në përleshjet pranë Zubin-Potokut

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.
Vela në një postim në Twitter ka shkruar se Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje.
“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi Vela./21Media

Back to top button