Sveçla: Lojërat e Vuçiqit po vazhdojnë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla,ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon me propagandat e tij.
Sveçla ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë organizimin e strukturave ilegale në Kosovë, teksa ka bërë sërish thirrje për heqjen e barrikadave në veri.
“Lojërat e Vuçiqit po vazhdojnë. Fillimisht thanë se kishte përplasje në Z. Potok të nxitur nga Policia e Kosovës. Pasi e kuptuan se kishin sulmuar KFOR-in, po duan të mohojnë gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen. Serbia duhet të ndalojë së organizuari strukturat ilegale që kanë synim destabilizimin”, ka shkruar Sveçla në Twitter./21Media