“Presidenti është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë”

Këshilltari  i Presidentit Thaçi, theksoi se Presidenca rikonformon përkushtimin e Presidentit për të siguruar një proces zgjedhor transparent

Presidenca e Republikës së Kosovës hedh poshtë dhe i konsideron absurde akuzat publike të një partie të caktuar politike, e cila aktivitetet publike dhe kushtetuese të Presidentit, tha se tenton t’i klasifikojë si ndërhyrje në fushatën elektorale.

Në një prononcim për KP këshilltari për media i Presidentit Thaçi, Artan Behrami theksoi se Presidenca rikonformon përsëri përkushtimin e Presidentit për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe me pjesëmarrje të larte të qytetarëve të Kosovës.

“Ne ndërkohë, aktivitetet e parapara të Presidentit brenda dhe jashtë Kosovës do të vazhdojnë të realizohen pa asnjë pengesë, ashtu siç janë paraparë, pavarësisht fushatës elektorale në Kosovë. Presidenti i Republikës së Kosovës është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë dhe përfaqëson në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe partive politike. Për më tepër, Presidenca e Kosovës kërkon nga partitë politike të përmbahen nga përpjekjet e zbehta për të involvuar Presidentin në fushatat e tyre elektorale”, theksoi Behrami dhe shtoi se përpjekjet e tilla janë të dështuara.

Back to top button