Zaev do të kontrollojë nëse ka sistem për përgjim

Ai tha se do të jetë transparent

Zoran Zaev i bëri hapat e parë si kryeministër në ndërtesën e Qeverisë. Nëpër korridoret ku për një dekadë me radhë ecte Nikolla Gruevski, një vit pas tij edhe Emil Dimitriev, tani më ec lideri i LSDM-së.

“30 minuta pas orës 12, në ndërtesën në rrugën Ilindenska nr.2 u fut kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Ai erdhi për ta pranuar postin e kryetarit të ri të Qeverisë, i cili për më shumë se 1 vit ishte në duart e Emil Dimitriev.”

Ekipet e gazetarëve sot kishin mundësi qe ta gjirojnë brendinë e ndërtesës së Qeverisë, gjë që gjatë viteve të kaluara nuk ishte e mundur. Edhe pse ishte rregulluar sipas shijes së Nikolla Gruevskit, tani më në të u fut Zoran Zaev dhe ministrat e rij. Në një nga korridoret gjendet një mur i cili është i rezervuar për vendosjen e portreteve të kryeministrave të deritanishëm që nga pavarësia e Maqedonisë. Aty gjinden portretet e Nikolla Klusev, Vlado Buçkovski, Hari Kostov , Nikolla Gruevski, Dimitriev ndërsa nuk është lënë pa vendosur edhe portreti i Branko Crvenkovskit. Pranim-dorëzimi i funksionit u bë në kabinetin e kryetarit të Qeverisë, në zyrën për të cilën Zaev tha se punonjësit e sigurimit do të kryejnë një inspektim për të kontrolluar në qoftë se është vendosur sistem për përgjim ose për gjirim të fshehur.

“Do të jem shumë transparent, nuk kam se çfarë të fsheh por kjo zyre është pronë private, mes të tjerave përveq se është profesionale ku besoj se këtu nuk duhet të ekzistojnë gjëra të tilla, edhe pse në të kaluarën u dëshmua se në Maqedoni është gjithçka e mundur”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Përveq pranim-dorëzimit të postit të kryeministrit, në Qeveri u mbajtën edhe dy ceremoni të tilla të ngjashme, pranim-dorëzim të posteve të zv.ministrave për Ekonomi dhe për zbatim të marrëveshjes së Ohrit. Ko[o Angjushev, do ta trashëgojë kolltukun Vladimir Peshevskit, ndërsa Hazbi lika të Festim Halilit.

“Gjatë kësaj periudhe ishim të përqendruar në realizimin e projekteve të cilat ishin pjesë e programit qeverisës dhe në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, në frymën e marrëveshjes së Ohrit”, tha Festim Halili, ish zv.kryeministër.

Kryeministri i ri së bashku me përbërjen e re qeveritare sot në mëngjes ishin në Villa Vodno pas thirrjes së kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanovit. Ky ishte takimi i parë zyrtar mes kryetarit dhe përbërjes së re qeveritare, të cilët mbrëmë dhanë betim solemn në Kuvend. Ivanov i’a uroi postin Zoran Zaevit dhe i dëshiroi punë të suksesshme me qeverinë e re./21Media

Back to top button