Tentim vrasje në Bllacë

Plagoset një person dhe dërgohet në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 17:30 minuta, tek Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Bllacë ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se tek Lapidari i Dëshmorëve janë takuar tre vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën.

“Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirre ne telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën me të cilën është qëlluar viktima. I plagosuri është sjell në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në një komunikatë të Policisë, shkruan rtv21.tv

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja të fishekëve por jo edhe armën dhe të dyshuarin i cili ka ikur në drejtim të panjohur. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar që ishin të përfshirë në rast./21Media

Back to top button