Presidenti i Federatës Italiane të Volejbollit viziton Kosovën

Federata e Volejbollit të Kosovës, të enjten ka pasur mysafirë të veçantë.

Për herë të parë në Kosovë ka qëndruar presidenti i Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV), Giuseppe Manfredi, i shoqëruar nga zv. Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Renato Arena.

Në selinë e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Manfredi e Arena janë pritur fillimisht edhe nga krerët e lëvizjes olimpike në Kosovë, presidenti Ismet Krasniqi e sekretari i përgjithshëm Besim Aliti.

Krasniqi e Aliti, i kanë falënderuar për vizitën që i kanë bërë Federatës së Volejbollit në Kosovë.

Gjatë vizitës së tyre në KOK, ata janë shoqëruar nga Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe anëtarja e bordit të FVK-së Halime Fetahu.

Krasniqi ka folur për raportet e mira që KOK-u i ka me Federatën e Volejbollit duke theksuar se poashtu është e rëndësishme që Federata Italiane ka poashtu raport të mirë me federatën kosovare të volejbollit.

Në anën tjetër presidenti i FIPAV, Giuseppe Manfredi ka thënë

“Nuk kam ardhur të flas shumë, por të punojmë. Trajnerët tanë më të mirë te sektorit të të rinjve janë këtu në Kosovë dhe do të punojnë me djemtë e vajzat e reja këtu. Ne nuk flasim shumë, nuk jemi këtu për të thënë shumë fjalë, por ato fjalë që I themi, jemi këtu për ti konkretizuar e realizuar”.

Kënaqësinë e tij për vizitën në Kosovë e ka treguar edhe zv. Presidenti i CEV Renato Arena, për të cilin është hera e dytë që e viziton vendin tonë.

Pas takimit me krerët e KOK-ut, Manfredi e Arena, e kanë vazhduar protokollin, sipas agjendës së paraparë, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Back to top button