Macron: S’kam frikë për rifillim të konfliktit në Kosovë, shpresoj që palët të arrijnë marrëveshje
Presidenti francez Emmanuele Macron gjatë një takimi me studentë në Lozanë, u pyet për situatën në Ballkan.
Macron tha se nuk ka frikë nga rifillimi i ndonjë konflikti në Kosovë.
“Ata janë pak më të dobët sot,” thotë ai.
Ai shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë të zbatojnë marrëveshjen, raporton ,“24heures”, përcjell portali rtv21.tv
“Nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon Macron.
Ai po ashtu tha se mbështet zgjerimin e BE-së.
Zgjerimi është një element strategjik i këtij uniteti të Evropës”, vijon presidenti francez. “Përballë të gjitha rreziqeve të ndarjes, të kthimit në nacionalizëm, Evropa është një përgjigje ndaj këtyre sfidave.”
Me studentët e Lozanës ai diskutoi edhe për luftën Izrael- Hamas, migracionin e të tjera./21Media