Presidenti i Ukrainës thotë se po krijojnë një koalicion anti-Putin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se po krijojnë një koalicion anti-Putin, transmeton rtv21.tv.
“Ne po krijojmë një koalicion anti-Putin. Fola me @vonderleyen, @EmmanuelMacron, @karlnehammer dhe@RTerdogan rreth sanksioneve konkrete dhe ndihmës konkrete për ushtrinë tonë. Ne jemi në pritje të veprimeve vendimtare”, ka shkruar ai në Twitter.
Ushtria ruse nisi një pushtim të Ukrainës herët të enjten, duke sulmuar fqinjin e saj ish-sovjetik nga shumë drejtime, pavarësisht paralajmërimeve për pasoja të tmerrshme nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar./21Media

Back to top button