Presidenti iranian braktis intervistën pasi Amanpour i refuzoi kërkesën për shami në kokë

Presidenti iranian Ebrahim Raisi u tërhoq nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me kryesuesen ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York të mërkurën, pasi ajo refuzoi kërkesën e minutës së fundit për të mbajtur një shami në kokë, përcjell portali rtv21.tv
Rreth 40 minuta pasi intervista ishte planifikuar të fillonte dhe me Raisin vonuar, një ndihmës i tha Amanpour se presidenti i kishte sugjeruar që të mbante një shami në kokë. Amanpour tha se ajo “refuzoi me mirësjellje”.
Amanpour, e cila është rritur në kryeqytetin iranian Teheran dhe flet rrjedhshëm farsi, tha se ajo mban një shami në kokë ndërsa raportonte në Iran për të respektuar ligjet dhe zakonet lokale, “përndryshe nuk do të mund të vepronit si gazetare”. Por ajo tha se nuk do të mbulonte kokën për të kryer një intervistë me një zyrtar iranian jashtë një vendi ku nuk kërkohet.
“Këtu në New York, apo kudo tjetër jashtë Iranit, nuk më është kërkuar kurrë nga asnjë president iranian – dhe unë kam intervistuar secilin prej tyre që nga viti 1995 – qoftë brenda apo jashtë Iranit, asnjëherë nuk më është kërkuar të vendos shami në kokë”, tha ajo në programin “New Day” të CNN të enjten.
“Kam refuzuar me shumë mirësjellje në emër të vetes dhe CNN-it dhe gazetareve femra kudo, sepse nuk është një kërkesë”.
Ligji iranian kërkon që të gjitha gratë të veshin mbulesë të kokës dhe veshje të lirshme në publik. Rregulli është zbatuar në Iran që nga
Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe është i detyrueshëm për çdo grua në vend — duke përfshirë turistët, figurat politike që vizitojnë dhe gazetarët.
Amanpour tha se ndihmësi i Raisi-t e bëri të qartë se intervista e cila do të ishte e para e presidentit iranian në tokën amerikane nuk do të ndodhte nëse ajo nuk mbante shami në kokë. Ai e quajti atë si “çështje respekti”, duke pasur parasysh se janë muajt e shenjtë të Muharremit dhe Safarit, dhe iu referua “situatës në Iran”, duke aluduar në protestat që përfshinë vendin, shtoi ajo.
Protestat antiqeveritare shpërthyen në të gjithë Iranin javën e kaluar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte në paraburgim, pasi u arrestua nga policia morale e Iranit me një akuzë për shkelje të ligjit për shaminë e kokës.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, me disa gra që kanë prerë flokët dhe djegur hixhabet në shenjë proteste kundër ligjit. Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se të paktën tetë persona janë vrarë në demonstratat, të cilat janë pritur me një goditje të ashpër nga autoritetet, sipas dëshmitarëve dhe videove të shpërndara në mediat sociale./21Media

Back to top button