Presidenti kroat iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka reaguar në lidhje me aksidentin që ka ndodhur sot në Kroaci, si pasojë e të cilit kanë vdekur së paku 10 persona.
Milanoviq iu ka shpehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.
”Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave të cilët vdiqën në aksidentin e trafikut këtë mëngjes pranë Slavonski Brod. Ju uroj shërim të shpejtë udhëtarëve të lënduar”, ka shkruar Milanoviq në Facebook.
Sipas medias kroate, jutarnji.hr, duke cituar policinë, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 45 persona. Policia është duke hetuar rrethanat, në të cilat ka ndodhur aksidenti./21Media

Back to top button