Kurti: Lutemi të ketë sa më pak të vdekur, ministri Sveçla po niset për në Kroaci

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit të sotëm tragjik në Kroaci, si pasojë e të cilit kanë vdekur së paku 10 persona, ndërsa janë lënduar 45 të tjerë.
Kurti është shprehur i pikëlluar lidhur me ngjarjen dhe ka informuar se ministri i Punëve i të Brendshme, Xhelal Sveçla do të niset për në Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit, siç ka njoftuar Kurti, tashmë është nisur ambasadori i Kosovës në Zagreb.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.”, ka shkruar Kurti në facebook.
Ndërkohë, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
”Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që zbarkoi jashtë rrugës afër Slavonski Brod në të cilin 10 persona humbën jetën. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet dhe njerëzit, të cilëve u shprehim ngushëllimet. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen.”, ka shkruar Plenkovic./21Media

Back to top button