Presidenti Milanoviq sot për vizitë në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Ceremonia e pritjes shtetërore nga presidentja Osmani do të fillojë nga ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbahet një konferencë për media./21Media 

Back to top button