“Presidenti nuk është gënjeshtar”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se është e lënduar lidhur me këtë çështje

Shtëpia e Bardhë të enjten hodhi poshtë pohimet se presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij kanë gënjyer dhe kanë bërë shpifje, në përpjeke për të shuar hetimet për marrëdhëniet me Rusinë.

“Përfundimisht mund të them se presidenti nuk është gënjeshtar dhe sinqerisht jam e lënduar lidhur me këtë çështje”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders për media, pas dëshmisë së ish-shefit të FBI-së James Comey para Komitetit për çështje të inteligjencës së Senatit amerikan, transmeton AFP.

 

Back to top button