“Presidenti pajtohet me kryeministrin për çështjen e kufijve”

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku

Çështja e shkëmbimeve të territorit të Republikës së Kosovës u diskutua shumë, me shumë duke akuzuar presidentin se është pro kësaj.

Shefi i stafit të Presidentit, Bekim Çollaku deklaroi se të gjithë janë kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës, e nga presidenti më së shumti, shkruan rtv21.tv.

Çollaku përmendi deklarimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se kushdo që tenton të cenojë integritetin territorial të Kosovës është armik i yni, e sipas tij me këtë pajtohet edhe presidenti e të gjithë shtetasit e Kosovës./21Media

Back to top button