“Presidenti po e mashtron Luginën e Preshevës”

Këtë javë i ftuar në emisionin Argument Plus ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Duke folur për deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi, për Luginën e Preshevës, Kurti deklaroi se ai gjatë një fjalimi që kishte me 30 nëntor në Atlantic Council në Washington, për 55 minuta nuk e tha asnjë fjalë për Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin.

Sipas Kurtit, presidenti këtu ua premton bashkimin dhe i mashtron shqiptarët, deklarativisht flet, mirëpo nuk bën vendim, shkruan rtv21.tv

Kurti thekson se nëse Presheva, Medvegja e Bujanovci, dhe presidenti Thaçi pajtohen që Lugina t’i bashkohet Kosovës, atëherë pse dy palë që pajtohen nuk bëjnë marrëveshje?

Kurti mendon se presidenti nuk dëshiron që të lë asgjë me shkrim, vetëm deklarativisht në konferenca për shtyp./21Media

Back to top button