Presidenti polak tha se do të marrin masa ligjore kundër Gazprom-it

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se “hapat e duhur ligjorë” do të ndërmerren kundër ofruesit rus të energjisë, Gazprom pasi ndërpreu eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari.

Duda tha se “kompensimi i duhur” do të kërkohej nga Gazprom për “shkeljen e kontratës”.

Moska ka kërkuar që të gjitha pagesat e energjisë të bëheshin në rubla – gjë që Polonia dhe Bullgaria e kanë refuzuar, shkruan BBC./21Media

Back to top button