Xhaferi: Menduam se në shekullin 21 çështja të tilla në Evropë ka përfunduar

Në ditën e 63-të të Luftës në Ukrainë, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi po viziton kryeqytetin ukrainas, Kiev. E bashkë me kryeparlamentarin po qëndron edhe ekipi i TV21 i cili po përcjell nga afër situatën.
Kreu i Kuvendit në një prononcim për TV21 tha se mendojnë se në shekullin e 21 çështja e luftërave në Evropë ka përfunduar.
“Në përpjekjen e popullit ukrainas që bën për t’a ruajtun lirin e vetë, pavarësin e vet, identitetin e vet teritorial kundrejt një lufte të pa inicuar nga populli i Ukrainës, një luftë makabër. Nuk mendonim që në shekullin 21 çështjet e luftrave në Evropë do duheshin të kishin mbaruar”, tha Xhaferi./21Media

Back to top button