Presidenti refuzon dorëheqjen e kryeministrit italian

Presidenti italian, Sergio Mattarella refuzoi ofertën e dorëheqjes nga kryeministri Mario Draghi, sipas një deklarate nga zyra e kreut të shtetit.
Mattarella e ftoi Draghin t’i drejtohej parlamentit për të vlerësuar situatën politike, transmeton rtv21.tv.
Mario Draghi konfirmoi se do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Italisë të enjten, pasi një prej partive në koalicionin e tij qeverisës nuk mori pjesë në votëbesimin ndaj qeverisë së drejtuar nga ai./21Media

Back to top button