Varhelyi për negociatat me Shqipërinë: Javën tjetër presim vendimin

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi tha nga Shqipëria se javën e ardhshme do të kemi vendimin për negociatat.
“Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim,” – u shpreh diplomati.
Më herët në konferencën e përbashkët nga bypass-i i Vlorës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë gjithçka sa i takon hapjes së negociatave dhe tani pret dritën jeshile, ndërsa theksoi se është në pritje të rezultatit nga parlamenti maqedonas.
Vetë komisioneri solli në vëmendje diskutimet në Maqedoninë e Veriut duke thënë se, duhet një vendim i qartë që ky shtet të tregojë se është gati për atë që është vënë në tryezë nga presidenca Franceze./TV21

Back to top button