Presidenti Thaçi dekoron ambasadorin Khalilzad

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.

Thaçi tha se Zalamay Khalilzad në Kosovë më së miri e njohim si ambasador i presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, në kohën kur Kosova përgatitej të shpallë Pavarësinë dhe kur ambasadori Khalilzaf ka përkrahur aspiratat e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Thaçi theksoi se ambasadori Khalilzad  e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës të Këshillit të Sigurimit nga SHBA dhe se ai dhe presidenti Bush e kanë thënë qartë se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritet.

Thaçi u shpreh se mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje nga institucionet dhe populli për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë  e vendit.

“Por mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për Kosovën si shtet i ri duke i kultivuar raportet me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.

Back to top button