Presidenti i Turqisë apel Uashingtonit

Erdogan tha se SHBA të tërheq vendimin për armatosjen e kurdëve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, deklaroi se shpreson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin vendimin për të armatosur kryengritësit kurdë në Siri, të cilët Ankaraja i cilëson si terroristë.

Erdogan gjithashtu i bëri thirrje Amerikës që të rreshtohet përkrah Turqisë, aleates së saj në NATO dhe të heq dorë nga ky vendim.

Uashingtoni i konsideron luftëtarët kurdë si partnerët kryesor në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, ndërsa Turqia i sheh si një kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë, të cilët po angazhohen për një autonomi më të gjerë për kurdët në juglindje të Turqisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kumtuan të mërkurën se do t’i dërgoi armatim kurdëve në Siri, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të ndihmuar ofensivën për çlirimin e Rakas, selinë e Shtetit Islamik në Siri.

Erdogan tha se për këtë çështje do të bisedoi me Presidentin amerikan, Donald Tramp, gjatë vizitës së tij në Uashington më 16 maj./21Media

Back to top button