Presidenti u kërkon të gjithë ukrainasve “të bëjnë pjesën e tyre në mbrojtjen e vendit”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u kërkon të gjithë qytetarëve “të bëjnë pjesën e tyre në mbrojtjen e vendit”. Ai deklaroi “ne po mbrojmë vendin tonë, ne luftojmë për vendin tonë dhe ne mbrojmë vendin tonë” në një transmetim për kombin e tij pasi Rusia nisi një ofensivë ushtarake brenda natës.
“Rusia sulmoi Ukrainën në mënyrë tinëzare dhe të egër në mëngjes, ashtu si Gjermania fashiste sulmoi Ukrainën në Luftën e Dytë Botërore. Rusia qëndron në anën e së keqes, tha presidenti gjatë fjalimit të tij në një konferencë shtypi, transmeton rtv21.tv.
Volodymyr Zelenskyy tha se armët do t’i jepen çdo ukrainasi që dëshiron një të tillë dhe bëri thirrje për dhurim gjaku për ushtarët e plagosur./21Media

Back to top button