Largimi i banorëve nga Kievi përmes fotografive

Trafiku u bllokua në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev enjten, herët në mëngjes pasi banorët u përpoqën të largoheshin nga qyteti pasi forcat ruse nisën sulmin e saj ushtarak në Ukrainë.
Banorët kërkuan strehim në stacione – dhe u krijuan radhë për autobusët, bankomatet dhe për tu furnizuar me benzinë.
Pavarësisht shqetësimit të dukshëm, qeveria e Ukrainës po bën thirrje për qetësi dhe u kërkoi mediave dhe qytetarëve ukrainas që të kontrollojnë të gjitha informacionet që marrin përpara se t’i ndajnë ato. Ajo paralajmëroi se lajmet e rreme janë një nga kërcënimet më të mëdha për vendin.
Zëdhënësi presidencial i Ukrainës, Serhiy Nykyforov u kërkoi njerëzve “të qëndrojnë të fortë”.
Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, ka dënuar Vladimir Putinin për “kthimin e luftës në Evropë”. Ajo ka njoftuar se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”.
Vladimir Putin ka njoftuar operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, janë lëshuar granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Shtatë persona raportohet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse./21Media

Back to top button