Ishte duke raportuar live, momenti kur gazetari i CNN dëgjon shpërthimet në Kiev

 
Gazetari i CNN Matthew Chance në Kiev të Ukrainës, ka ndaluar raportimin e tij të drejtpërdrejtë për të vendosur jelekun dhe helmetën ndërsa ai dhe ekipi dëgjuan shpërthime të forta pranë qytetit.
Ai ishte drejtpërdrejtë nga maja e një hoteli në qendër të qytetit për “Don Lemon Tonight” të CNN kur ndodhën shpërthimet.
“Sapo dëgjova një zhurmë të madhe këtu pas meje”,  tha ai, duke shtuar se “ka shpërthime të mëdha që po ndodhin në Kiev tani”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Shtatë persona raportohet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse./21Media

Back to top button