Presidenti, Zogaj i LDK-së nuk e përjashton mundësinë për një “marrëveshje në moment të fundit”

(Lajm i përditësuar)


Presidenti, Zogaj i LDK-së nuk e përjashton mundësinë për një “marrëveshje në moment të fundit”

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “Click” në RTV21 nuk e përjashtoi mundësinë e një arritjeje të marrëveshjes për presidentin në momentin e fundit.
“Çdo ditë që po kalon jemi më afër zgjedhjeve, por dikush kishte me argumentu që ka kohë akoma, ka raste, ka pasur raste edhe në historinë tonë të kaluar të re ku edhe në momentin e fundit janë bërë marrëveshje politike, nuk kishim dashur që kjo të ndodhë në momentin e fundit për arsye se kemi pasur kohë mjaftueshëm për të menduar e analizuar e për të ardhur deri te ky moment, por ka edhe raste kur marrëveshjet të arrihen edhe në momentin e fundit.

Kur u pyet se a janë optimistë se në momentin e fundit do të arrijnë marrëveshje, ai tha se nuk është e dëshirueshme.
“Por ne besojmë se ka një urgjencë në këtë temë”, u shpreh ai.


Zogaj i LDK-së: Kemi emër për president

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “Click” në RTV21 tha se deri më tani, në diskutim me LVV-në për çështjen e presidentit, nuk kanë folur për emra, por për parime.

Ai shtoi se LDK nuk lejon që LVV-ja të ketë tri postet kryesore shtetërore.
“Nuk lejojmë që tri pozicionet kryesore politike të vendit t’i udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje, sepse nuk do të ishte demokratike”, tha Zogaj.

Sa i përket emrit për president, tha se në bisedime me LVV-në nuk kanë ardhur deri në atë moment kur do të propozohet dikush.
“Kur të vijmë te ai moment, ne normalisht që kemi emër. LDK është parti e madhe me përvojë të gjatë institucionale politike… normalisht kemi emër, por së pari duhet të vijmë te momenti i emrave”, u shpreh ai.


Zogaj i LDK-së: Jemi të gatshëm për të ofruar zgjidhje për presidentin

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se prej takimit të fundit para 10 ditësh të liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka pasur ndonjë bisedë zyrtare mes këtyre partive për zgjedhjen e presidentit.

“Ne kemi qenë të hapur vazhdimisht dhe jemi duke u munduar shumë që të jemi konstruktivë me qasje pozitive dhe t’i japim vendit presidentin, pra po e shohim se qytetarët nuk kanë dëshirë dhe vullnet për një palë zgjedhje të reja, këtë po e vërejmë edhe te palët politike, jemi të gatshëm për të bërë maksimumin për të ardhur deri te zgjidhja e këtij ngërçi politik”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka diçka konkrete./RTV21/21Media

Back to top button