Presidentja e Parlamentit Evropian takohet me Zelenskyn
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e ka vizituar sot Kievin teksa është zotuar për më shumë ndihmë të BE-së në mbrojtjen e Ukrainës.
Ajo ka postuar një fotografi në ”Twitter” nga takimi i saj me presidentin, Volodymyr Zelensky, teksa e ka shkruar sloganin “guxim, forcë, vendosmëri”.
”Populli ukrainas janë heronjë, ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër. Ne kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra për Rusinë”, iu drejtua Metsola deputetëve në parlamentin ukrainas.
Muajin e kaluar kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë respektivisht Mateusz Morawiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa vizituan së bashku Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën./21Media