​Një muaj paraburgim për dy persona, dyshohet se keqpërdorën seksualisht një 13 vjeçare

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve R.P. dhe B.P., pasi që të njëjtit dyshohen se e kanë keqpërdorur seksualisht një 13 vjeçare.
”Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston
dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur trembëdhjetë (13) vjeçare”, bëhet e ditur në komunikatë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button