Presidentja hungareze do të udhëtojë për në Kiev

Presidentja e Hungarisë Katalin Novak do të udhëtojë në Kiev për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy, sipas index.hu.
Novak është politikania hungareze e rangut më të lartë që viziton Zelenskyy që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt.
Zyra e presidences hungareze tha se as nuk do t’i mohojë dhe as konfirmojë raportet.
Në tetor, Novak iu bashkua një deklarate të lëshuar nga presidentët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit, e cila dënonte bombardimet masive të qyteteve ukrainase të kryera nga Rusia.
Dhe të mërkurën Hungaria tha se do të ofrojë 187 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën si kontribut i saj në një paketë të planifikuar të mbështetjes së Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button