“Shkarkimi” Meta do t’i drejtohet prokurorisë: Parlamenti manipuloi provat shkresore

Përfaqësuesi i presidentit, Ilir Meta, Bledi Dervishaj sot deklaroi se presidenti do t’i drejtohet prokurorisë pasi Kuvendi depozitoi prova shkresore të manipuluara vetëm që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit.
Bëhet fjalë për një provë shkresore të datës 4 shkurt 2021 të dorëzuar nga Kuvendi.
“Kur ndodh kjo në një proces kaq me rëndësi si shkarkimi i presidentit, imagjino çfarë mund të mendojmë ne se çfarë ndodh me organet e tjera që trajtojnë të drejtat dhe liritë themelore. Presidenti ka vendosur ti drejtohet organit të prokurorisë, ashtu si kuvendi është në të drejtën e tij të nisë një procedurë hetimore parlamentare për këtë shkak që evidentuam dhe është në të drejtën e gjykatës të marrë vendim që të jetë I bazuar në vendim.”, tha ai./oranews

Back to top button