​Presidentja mund ta dekretojë Ligjin për pagën minimale vetëm pas vendimit përfundimtar të gjykatës

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani, se Ligji për pagën minimale mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi vetëm pasi kjo gjykatë ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar. Kështu ka bërë të ditur, këshilltari për media në zyrën e Presidentes, Bekim Kupina.

Kupina ka theksuar se “Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore është dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik”.

“Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, ka thënë Kupina.

Back to top button