Presidentja ndanë medalje në fushën e Sportit, dekorohet gjenerata e artë e Prishtinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur të premten, nderoi me medaljet presidenciale disa nga akterët e sportit që shkëlqyen në fund të mijëvjeçarit të shkuar, ku ndër ta ishin edhe gjenerata e artë e futbollistëve të Prishtinës. Osmani dekoroi edhe kontributdhënës në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut.

Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës në “Facebook” ndau disa fotografi të këtij momenti të veçantë, ku u ndanë medaljet presidenciale në fushën e sportit.

Në njoftimin e plotë të publikuar në rrjetin social, Presidenca e Kosovës theksoi se sporti ka qenë dhe mbetet frymëzues i madh i brezave.

Nga ata që u dekoruan nga Presidenca ishin gjenerata e artë e Prishtinës, por edhe ata që kontribuuan në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut.

“Sporti ka qenë e mbetet frymëzues i madh i brezave. Duke ua njohur këto merita Presidentja Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave shumë sportistëve, përfshirë gjeneratës së artë të futbollistëve të Prishtinës, të cilët në vitet ‘80 dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në futboll. Poashtu janë dekoruar kontributdhënës në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut”, shkruan në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Back to top button