Vjosa Osmani dhe homologu Milo Gjukanoviq kundër ndryshimit të kufijve në rajon

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdim të takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvilluar një takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Të dy presidentët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë potencuar se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe pakica malazeze në Kosovë janë urë lidhëse.

Gjithashtu në takim është diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, liberalizimin e vizave, rrugën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin në NATO.

Presidentja Osmani së bashku me  homologu Gjukanoviw, ia kanë kundërshtuar idetë për ndryshimin e kufijve në rajon, por edhe shfaqën shqetësimin për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon.

Ndryshe, në takimin ndërmjet të dy presidentëve, gjithashtu është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit, kulturës, arsimit dhe shkëmbimit ekonomik e tregtar./21Media

Back to top button