Ministria e Mbrojtjes jep detaje për arrestimin e 4 çekëve në Poliçan

Ministria e Mbrojtës e Shqipërisë është deklaruar për ndalimet në Poliçan.
Sipas njoftimit për media, Ministria ka bërë të ditur se “rreth orës 08:40 të mëngjesit, në një nga tunelet në uzinën e Poliçanit, janë vërjetur lëvizje të personave të paidentifikuar”, raporton Ora Neës.
“Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm”, bëhet e ditur në njoftim.
Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend./21Media

Back to top button