Presidentja Osmani sot pret në takim Escobarin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Siç bëhet e ditur në agjenden e Presidentës, takimi Osmani-Escobar do të bëhet në orën 16:30.
Ndërkaq, Escobar pritet të takojë edhe krerët e partive opozitare.
Nga PDK, për RTV21 kanë konfirmuar se kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi do të ketë një darkë pune me Escobarin./21Media

Back to top button