Presidentja Osmani takon gazetaret ukrainase

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim gazetaret ukrainase që po qëndrojnë në Kosovë.
“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, i sigurova gazetaret që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë”, që Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja. Në një bashkëbisedim frymëzues me to, potencova mbështetjen tonë të plotë për punën e tyre të guximshme në mbrojtjen e së vërtetës dhe në forcimin e miqësisë në mes të popujve tanë”, shkroi Osmani.

Ndryshe, Ukraina sot feston 31 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë./21Media

Back to top button