Si e shpjegon Kurti takimin e Escobarit me opozitën?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti komentoi takimin e përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobar me opozitën në Kosovë.
Ai ironizoi duke thënë se edhe atë e ka marrë malli për një takim me opozitën pasi nuk i ka takuar prej se Kuvendi i Kosovës ka dal në pushim.
“Përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën. Do ta pyes Escobarin në takim se qysh ka kalu me opozitën, se si e kemi opozitën.”, tha Kurti ndër tjerash.
Tutje shtoi se nuk ka dallim mes pozitës dhe opozitës sa i përket raportit mes Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button