Presidentja thotë se liria mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kur në Gllogjan, luftëtarët e UÇK-së u përballën në fushëbetejë me forcat e regjimit gjenocidal serb.
“Luftëtarët e lirisë bashkë me ata të Aleancës Veri-Atlantike, i dhanë udhë lirisë sonë, e bën të mundshme realizimin e amanetit të brezave, prandaj kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Osmani.
Tutje, presidentja ka theksuar se liria jona mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor.
“Ata janë kujtimi i rrugës së zorshme nëpër të cilën kemi kaluar, ata janë referencë për brezat dhe nderim për shtetin”, ka theksuar Osmani./21Media

Back to top button