“Presion” për marrëveshje Kosovë-Serbi!

Cramon:  Kosova dhe Serbia ta shqyrtojnë propozimin franko-gjerman.- Kurti: Nuk ka marrëveshje të qëndrueshme pa njohje reciproke.-Vuçiq: Serbisë po i kërkohet të heq dorë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm që të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq por tha se po e pret një ftesë për takim nga ndërmjetësuesit e dialogut. Kurti ka kundërshtuar të gjitha modelet e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë përveç asaj me njohje reciproke. Ndërsa, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, u ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe presidentit serb që ta shqyrtojnë seriozisht propozimin e Gjermanisë dhe Francës për marrëveshje finale. RTV21 mëson se Viola Von Cramon do të vizitojë Kosovën më 21 tetor./21Media

Back to top button