Prezantohen rezultatet e projektit të para-fizibilitetit për energji solare

Për ngrohje cilësore dhe më të lirë

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” prezantoi rezultatet përfundimtare të projektit të para-fizibilitetit për energji solare, i cili ka për qëllim zgjerimin e ngrohjes publike, për t’iu ofruar qytetarëve ngrohje cilësore 24 orë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se zgjerimi i rrjetit të “Termokosit” është projekt i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve të ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.

Ai shtoi se me ngrohjen nga “Termokosi” të gjithë qytetarët do të kenë ngrohje cilësore dhe më të lirë.

Ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt, tha se  ngrohtorja “Termokosi” është njëra prej storieve më të suksesshme në Kosovë, dhe shteti gjerman gjithmonë është i hapur për bashkëpunim me Kosovën.

Kryeshefi i “Termokosit”, Arsim Fetahu, tha se ky projekt iu ofron qytetarëve ngrohje të rregullt dhe stabile, por që realizimi i tije nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e donatorëve.

Ai tha se ngrohtorja e qytetit është duke punuar edhe në realizimin e projekteve tjera që kanë të bëjnë me zgjerimin e ngrohjes qendrore, projektin e financuar nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu theksoi se janë duke punuar edhe në drejtim të rritjes së kapaciteteve për dyfishimin e kapaciteteve nga energjia termike nga KEK, që priten të realizohen në të ardhmen.

Back to top button