Princ Leka: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë vetëm!

Princ Leka reagon ndaj dhunës në Maqedoni

Pas protestave që u zhvilluan në mbrëmjen e së enjtës ku protestuesit sulmuan deputetët e gazetarët në Maqedoni, shqetësim ka shprehur edhe Princi Leka II.

“Po ndjek me shumë shqetësim situatën në parlamentin e Maqedonisë. Ksenofobia që po ashpërsohet dhe po degradon në një situatë të papranueshme rrezikon paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ai përmes një postimi në “Facebook”

Ai gjithashtu i ka uruar shërim të lënduarve dhe ka thënë se kjo ngjarje duhet të japë kurajo për të vazhduar punën në shërbim të shqiptarëve.

“Asgjë e madhe nuk arrihet pa sakrifice! Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë vetëm!”, ka shtuar LekaII./21Media

Back to top button