Princesha saudite lirohet nga burgu pas tre vjetësh

Princesha saudite Basma bint Saud dhe vajza e saj janë liruar nga një burg i sigurisë së lartë pasi janë mbajtur për gati tre vjet pa akuza, kanë bërë të ditur disa nga aktivistët.
Princesha u arrestua në mars të vitit 2019 teksa po përgatitej të fluturonte për në Zvicër për trajtim mjekësor.
Nuk dihet pse u ndalua dhe as ajo dhe as vajza e saj Suhoud nuk u akuzuan për ndonjë krim.
Disa kanë spekuluar se mund të ketë qenë e lidhur me avokimin e saj për çështjet humanitare dhe reformën kushtetuese.
Mbështetësit e tjerë sugjerojnë se ishin lidhjet e saj të ngushta me ish-princin e kurorës, Mohammed bin Nayef, i cili raportohet se është në arrest shtëpiak.
Princesha Basma, 57 vjeç, i bëri thirrje mbretit saudit Salman dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman që ta lironin prillin e kaluar, duke thënë se ajo nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe se shëndeti i saj ishte keq.
Nuk dihet se çfarë trajtimi po kërkonte jashtë vendit kur u ndalua në vitin 2019.
Duke e shpallur lirimin e saj në Tëitter, ALQST për të Drejtat e Njeriut tha se asaj i ishte mohuar kujdesi mjekësor që i nevojitej për një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën gjatë kohës së saj në burgun Al-Ha’ir, në periferi të kryeqytetit.
Princesha Basma është vajza më e vogël e mbretit Saud, i cili sundoi Arabinë Saudite midis 1953 dhe 1964./21Media

Back to top button