Princi saudit fiton imunitet në SHBA ndaj padisë për vrasjen e Khashoggit

"Jamal vdiq përsëri sot"

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, ka imunitet ndaj padisë për vrasjen e Jamal Khashoggit.
Khashoggi, një kritik i shquar saudit, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.
Inteligjenca amerikane ka thënë se beson se Princi Mohammed ka urdhëruar vrasjen.
Por në dosjet gjyqësore, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ai ka imunitet për shkak të rolit të tij të ri si kryeministër saudit.
Ish-e fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz, shkroi në Twitter se “Jamal vdiq përsëri sot” teksa ka komentuar vendimin.
Princi Mohammed mohon çdo rol në vrasjen e Khashoggi.
Administrata Biden ishte e prirur të theksonte se vendimi nuk ishte një përcaktim i pafajësisë.
Vrasja e Khashoggit është dënuar në gjithë botën dhe besohet se e ka dëmtuar imazhin e princit të kurorës – udhëheqësit de facto të Arabisë Saudite./21Media

Back to top button