Twitter mbyll përkohësisht zyrat e kompanisë

Twitter ka njoftuar punëtorët se ka mbyllur përkohësisht zyrat e kompanisë.

Në një mesazh të parë nga BBC, punëtorëve iu tha se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor.
Ndërsa nuk dha një arsye për kët ëvendim.

Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të regjistroheshin për “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin.

Mesazhi vazhdoi duke thënë: “Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose gjetkë.”

Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.

Njoftimi i sotëm se Twitter kishte mbyllur përkohësisht zyrat e tij erdhi mes shenjave se një numër i madh punonjësish kanë dhënë tani dorëheqjen pasi nuk i kanë pranuar kushtet e reja të Musk./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button