Prindërit e Thaçit përfundojnë vizitën në Hagë
Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka pasur për vizitë të dy prindërit. Ky takim i munguar që prej nëntorit të vitit 2020 ka zgjatur rreth 6 orë.
Babai Haxhi Thaçi dhe nëna Hyrë kishin udhëtuar drejt Hagës aty ku po mbahen ish-krerët e UÇK prej gati dy vitesh.
Të dy prindërit janë parë të dalin nga dhomat e paraburgimit rreth orës 17:40.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre./21Media