Orari i Kosovës në Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në konkurrencën e femrave do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore.
Ndeshjen e parë, siç ka informuar Federata e Basketbollit e Kosovës, vashat e Kosovës do ta kenë të shtunën (nesër) ndaj Maqedonisë Veriore, takim që do të zhvillohet nga ora 18:45.
Të dielën do të kenë ndeshjen më të vështirë, me ç’rast do të përballen me Kroacinë. Të hënën do të ndeshen me Malin e Zi, ndërsa të martën me Rumaninë.
Më pas do të zhvillohen ndeshjet tjera kualifikuese, varësisht nga renditja në grupe. Dy vendet e para kualifikohen tutje, ndërsa vendet 3,4 dhe 5 do të garojnë për pozitat 9-18.
Kampionati do të zhvillohet nga 9 deri më 17 korrik në Shkup./21Media
Orari i Kosovës
9 Korrik
18:45 Kosova-Maqedonia Veriore
10 Korrik
18:45 Kroacia-Kosova
11 Korrik
14:15 Kosova-Mali i Zi
12 Korrik
21:00 Rumania-Kosova
Back to top button