Kaloni te përmbajtja kryesore

Prioritetet e Natyra Kuçit për Deçanin: Uji i pijshëm, kanalizimi dhe kujdesi për pensionistët

Kandidatja për kryetare të komunës së Deçanit nga Partia Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka prezantuar programin e saj zgjedhor në debatin zgjedhor në RTV21.

Ajo ka theksuar se ndër prioritetet e saj kryesore janë sigurimi i ujit të pijshëm ”24 orë në ditë për të gjitha lagjet e Deçanit, si dhe ndërtimi i një rrjeti të qëndrueshëm të kanalizimit”.

Një tjetër fokus i rëndësishëm është edhe ndërtimi i Shtëpisë së Pensionistëve, për të cilën Kuçi thekson se është një kategori që ”është lënë pas dore ndër vite dhe që meriton kujdes dhe hapësira të dinjitetshme për socializim dhe përkrahje”.

Kuçi ka premtuar edhe ndërtimin e ”pesë çerdheve publike” njëra prej të cilave është tashmë në përfundim – për të lehtësuar jetën e familjeve dhe nënave punëtore.

Përveç këtyre, ajo ka propozuar që të ofrohet transport falas për të gjithë nxënësit që e kanë shkollën larg vendbanimit të tyre, me qëllim që të sigurohet qasje e barabartë në arsim për të gjithë fëmijët e komunës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button